E vogel por nuk i shpëton gjë/ Amelia është xheloze për Alban Skënderaj dhe ja si e tregon (FOTO) – AlpeGossip
E vogel por nuk i shpëton gjë/ Amelia është xheloze për Alban Skënderaj dhe ja si e tregon (FOTO)

E vogel por nuk i shpëton gjë/ Amelia është xheloze për Alban Skënderaj dhe ja si e tregon (FOTO)

Duket sikur ishte dje dita kur Alban Skënderaj dhe Miriam Cani ndanë me botën lajmin e bukur se familja e tyre e vogël ishte shtuar me një anëtare të re, vogëlushen Ameli. Por koha ka kaluar dhe e bija e artistëve të njohur rritet dita-ditës dhe tashmë duket se nuk i shpëton më asgjë.

Këtë e ka dëshmuar së fundmi vetë këngëtari Alban Skënderaj, i cili nëpërmjet një postimi në Instagram, ka treguar një situatë komike me të voglën e tij. Në foton e postuar prej tij, Albani dhe Amelia shihen të ulur në një bordurë: ai duke u marrë me celularin, ajo duke parë me bisht të syrit.

“Po i lexon mesazhet babit!”-ka shkruar me humor Skënderaj në përshkrimin e fotos tepër të këndshme, që tregon se vogëlushja që tani ka nisur të bëhet xheloze për babanë e saj.