E njihni vajzën në foto? Sot është një ndër këngëtaret më të dashura shqiptare (FOTO) – AlpeGossip
E njihni vajzën në foto? Sot është një ndër këngëtaret më të dashura shqiptare (FOTO)

E njihni vajzën në foto? Sot është një ndër këngëtaret më të dashura shqiptare (FOTO)

Këngëtarja Mimoza Shkodra është bërë nostalgjike për kohën e fëmijërisë dhe na rikthen pas në kohë.

Përmes një postimi në profilin e saj në “Instagram”, Mimoza na shfaq një foto ku është vetëm gjashtë vjeç. Me flokët e kapura lart dhe faqet e rrumbullakëta, ajo duket teksa vrapon në lëndinë, e veshur me një fustan me lule. Mesa duket nga fotoja, këngëtarja ruan të njëjtën buzëqeshje edhe sot.

“Eh sikur të kthehesha edhe njëherë gjashtë vjeçe” – shkruan krahas fotos këngëtarja Mimoza Shkodra.

Prej disa muajsh, Mimoza Shkodra është e fejuar me këngëtarin Seldi Qalliu. Në një intervistë më herët, ajo zbuloi se ishte një vit e dy muaj më e madhe se partneri i saj.