Vajza i propozon në koncert/ Ermal Meta duartrokitet nga të gjithë për gjestin e tij (FOTO) – AlpeGossip
Vajza i propozon në koncert/ Ermal Meta duartrokitet nga të gjithë për gjestin e tij (FOTO)

Vajza i propozon në koncert/ Ermal Meta duartrokitet nga të gjithë për gjestin e tij (FOTO)

Këngëtari shqiptar Ermal Meta ka marrë një propozim për martesë teksa jepte një koncert në Mofletta të Barit. Menjëherë Ermali ka ndërprerë koncertn dhe ka përshëndetur vogëlushen 10-vjeçare për propozimin.
Këngëtari shqiptar Eraml Meta ka fituar zemrat e të gjithëve tashmë, teksa ka rrëfyer kudo me krenari origjinën e tij, sakrificat që ka bërë për të arritur aty ku është. Të gjithë njerëzit e duan shumë por një vogëlushe 10-vjeçare e ka propozuar për martesë në mes të një koncerti. Ndërkohë që po këndonte në koncertin e tij në Mofletta të Barit, Meta ka mbetur pa fjalë teksa ka parë se çfarë shkruhej në një pankartë që mbante 10-vjeçarja në dorë.

“Ermal të dua, do martohesh me mua?”- kishte shkruar vajza dhe më poshtë shihej emri isaj, Francy. Këngëtari nga Fieri menjëherë ndërpeu koncertin, gjeti vajzën, e puthi përzemërsisht dhe dhuratën e mori me vete. Pasi ua tregoi të gjithëve deklaratën e dashurisë, Ermali vijoi koncertin.