Luana Vjollca publikoi videoklipin e ri, DETAJI më i veçantë i tij kthehet në “trend” (FOTO) – AlpeGossip
Luana Vjollca publikoi videoklipin e ri, DETAJI më i veçantë i tij kthehet në “trend” (FOTO)

Luana Vjollca publikoi videoklipin e ri, DETAJI më i veçantë i tij kthehet në “trend” (FOTO)

Luana Vjollca, moderatore prej vitesh në ‘Top Channel’, prej kohësh po ekperimenton edhe në muzikë. Ajo ka treguar shpesh se kënga është një nga pasionet e saj më të mëdha dhe dëshiron që të prodhojë muzikë për të gjithë ata që e duan. Dy ditë më parë u publikua kënga më e re nga bjondja simpatike, nën titullin ‘Vetëm ty’.

Projekti duket se u prit mirë dhe Luanën e pamë më energjike se kurrë. Një nga detajet që ra në sy ishte fakti që ajo ecte zbathur gjatë gjithë videoklipit. Këtë gjë e shpjegoi si zgjedhjen e saj, pasi e kishte shijuar shumë këtë projekt. Por nuk paska mbetur me aq! Një nga fanset e moderatores i ka dërguar një mesazh ku i shpjegon se e bija ka filluar të mos veshë këpucë sepse do të rrijë si Luana. “Trendi më i fundit, këmbëzbathur”,-shkruan Luana në foton e publikuar me bisedën në fjalë.