ERMAL META POSTON SHPREHJEN POPULLORE SHQIPTARE/ Tërbohen italianët: Të paktën përktheje (FOTO) - AlpeGossip
ERMAL META POSTON SHPREHJEN POPULLORE SHQIPTARE/ Tërbohen italianët: Të paktën përktheje (FOTO)

ERMAL META POSTON SHPREHJEN POPULLORE SHQIPTARE/ Tërbohen italianët: Të paktën përktheje (FOTO)

Ermal Meta ka fituar zemrën e të gjithë italianëve, që në daljen e tij të parë në skenë, por misioni i tij më i vështirë duket se është që t’u mësojë gjuhën shqipe.

Këngëtari i njohur postoi mbrëmjen e së martës një foto, të cilës i bashkëngjiti shprehjen popullore shqiptare: “Rri shtrembër dhe fol drejt”.

Shprehja i përshtatej edhe pozës së tij, por sfida më e madhe për të gjithë ndjekësit e tij ishte që të merrnin vesh kuptimin.

Shumë reagime pati nga fansat e tij shqiptarë, të cilët përgëzonin Ermalin për shprehjen në shqip.

Por nga ana tjetër, ndjekësit italianë dukeshin të pashpresë pasi nuk kuptonin asgjë, pavarësisht se tentonin ta përkthenin shprehjen në “Google”.

“Ku ti gjejmë këta dreq përkthyes.”

“Nuk kuptova gjë, vetëm fjalën e fundit.”

“Shqipja nuk është një gjuhë e lehtë.”

Reagimet ishin të ndryshme, nga ata që i kërkonin ndihmë këngëtarit, te ata që me përzemërsi i shkruanin se ishin gati që të mësonin gjuhën shqipe.

“Në këtë rast, ndoshta do bënte punë përkthimi. Apo duhet t’i besojmë përkthimit të Google?”

“Këtë radhë duhet përkthimi.”

“Çfarë? Unë flas pak italisht dhe pak anglisht. Nuk e kuptoj gjuhën tënde.”

“Edhe pse nuk e dimë shqipen nuk ka problem. P.S: Mundet gjithmonë ta mësojmë.”

Në ndihmë të tyre erdhën shumën ndjekës shqiptarë të këngëtarit, të cilët i përkthyen shprehjen në italisht, pavarësisht se nuk ishte e lehtë: