Era Istrefi nuk di të ndalet! Gati të publikoj bashkëpunimin me yllin botëror! Po Capital T ç’lidhje ka me këtë projekt? (FOTO) – AlpeGossip
Era Istrefi nuk di të ndalet! Gati të publikoj bashkëpunimin me yllin botëror! Po Capital T ç’lidhje ka me këtë projekt? (FOTO)

Era Istrefi nuk di të ndalet! Gati të publikoj bashkëpunimin me yllin botëror! Po Capital T ç’lidhje ka me këtë projekt? (FOTO)

Era Istrefi është një ndër zërat më premtues në industrinë muzikore botërore. Pas bashkëpunimit me yjet ndërkombëtare, Nicky Jam dhe Will Smith në këngën “Live It Up”, Era nuk di të ndalet.

Ka qenë vetë faqja e “Ultra Music” që ka zbuluar se këtë të premte do të publikohet bashkëpunimi i Istrefit me një tjetër yll botëror. Bëhet fjalë për Konshens, krijuesin e HIT-it, “Policeman” në bashkëpunim me Eva Simons, këngë e cila ka rreth 100 milion klikime. Madje Konshens ka bashkëpunuar edhe me Cardi B në këngën “Back It Up”.

Shumë shqiptarë u ngatërruan kur dëgjuan në fillim HIT-in, “Policeman” kënduar nga Eva Simons. Kjo pasi kishte ngjashmëri zëri mes Erës dhe Simons. Por tani lajmi i mirë u konfirmua dhe këtë të premte do shijojmë “Oh God” nga Era Istrefi dhe Konshens.

Por Capital T ç’lidhje ka me këtë projekt?

Pak ditë më parë Era na tregoi se ndodhej krah reperit shqiptar, por si duket e vërteta është ajo ka punuar në studion e Authentic, ku bën pjesë dhe Capital T dhe këtë e ka bërë të ditur edhe reperi shqiptar.