Si i ka përjetuar e dashura “çmenduritë” e Stresit? Flet Kejsi: Fakti që kam në krah një person publik, është e… – AlpeGossip
Si i ka përjetuar e dashura “çmenduritë” e Stresit? Flet Kejsi: Fakti që kam në krah një person publik, është e…

Si i ka përjetuar e dashura “çmenduritë” e Stresit? Flet Kejsi: Fakti që kam në krah një person publik, është e…

Kanë më shumë se tre vite e gjysmë të dashuruar, por Stresi vendosi që vetëm pak kohë më parë të prezantonte vajzën që i ka rrëmbyer zemrën. Bëhet fjalë për Kejsin, vajza e thjeshtë që jetonte pranë lagjes, që zbuti djalin e prapë. Ata janë martuar tashmë, pa propozim por duke ndjekur traditat shqiptare me familjen.

Në një intervistë nga revista Who, Stresi dhe Kejsi janë pyetur rreth detajeve të tyre nga jeta private. Kejsi e pyetur sesi ndihet ndaj skandaleve të Stresit, tregon se nuk është e lehtë për të.

Kejsi, në momentet e ‘çmendurisë’ së Stresit si i ke përjetuar gjërat?

KEJSI: Unë jam tip i tillë, diçka ose më intereson shumë deri në çmenduri, ose nuk më intereson fare. Dhe për Stresin mua më ‘çmend’ çdo gjë.

STRESI: Është xheloze në maksimum, nuk e ke idenë sa shumë (qesh).

KEJSI: Jo, nuk jam xheloze, madje jam shumë e kuptueshme. Por fakti që unë jam njeri i thjeshtë dhe që në krah kam një person publik ndikon. Unë jam shumë e qetë, por kam inat mungesën e korrektësisë, madje kjo ka qenë arsyeja pse shpesh kemi pasur zënka. Ka ndikuar edhe fakti që lidhjen e kemi mbajtur në distancë dhe ka qenë shumë e vështirë. Nëse nuk tregon korrektësi për diçka kaq të vogël sa ora, si mund ta mbash një lidhje nga Kanadaja në Shqipëri?