U GJET PA NDENJA NGA MBIDOZA/ Ja gjendja shëndetsore e këngëtares (FOTO) – AlpeGossip
U GJET PA NDENJA NGA MBIDOZA/ Ja gjendja  shëndetsore e këngëtares (FOTO)

U GJET PA NDENJA NGA MBIDOZA/ Ja gjendja shëndetsore e këngëtares (FOTO)

Këngëtarja Demi Lovato është në gjendje të mirë pasi u shtrua me urgjencë në spital në Los Anxhelos, pasi u gjet e pavetëdijshme nga mbidoza në shtëpinë e saj në Hollyëood Hills.

“TMZ” njoftoi se këngëtarja u transportua në një institucion mjekësor të fshehtë pak para mesditës të martën, pasi miqtë telefonuan 911.

Një burim konfirmoi se asaj i ishte dhënë Narcan kur u gjet e pavetëdijshme, një ilaç që përdoret pas mbidozës.

Megjtihatë këngëtarja kishte refuzuar t’i zbulonte ilaçet që kishte marrë ndërsa në shtëpi nuk u gjet asgjë e dyshimtë. Ajo ka refuzuar të tregojë nëse kishte marrë heroinë dhe nuk zbulonte detaje të mëtejshme.

Megjithatë, këngëtarja ka luftuar më parë me varësinë ndaj kokainës dhe drogërave të tjera. Sipas “Usweekly”, një nga miqtë e këngëtares mbante Narcan në dorë ‘në rast se diçka e tillë do të ndodhte’.

Aktualisht nuk ka hetim penal sepse nuk mund të përcaktohet se çfarë droge kishte përdorur Lovato.

Përfaqësuesi i këngëtares tha në një deklaratë për “Variety” se: “Demi është i zgjuar dhe është me familjen e saj e cila shpreh falënderime për të gjithë për dashurinë, lutjet dhe mbështetjen.

“Disa nga informacionet që raportohen janë të pasakta dhe kërkojmë respekt për privatësinë dhe jo spekulime, pasi shëndeti dhe shërimi i saj është gjëja më e rëndësishme tani”.

koncerti i së enjtes i këngëtarit në Atlantic City, New Jersey, gjithashtu është anuluar.

Demo Lovato ka luftuar prej kohësh me varësinë ndaj drogërave. Pas 6 vitesh rehabilitim, Demi i ishte rikthyer drogërave dhe alkoolit, gjë të cilën ajo e pranoi me publikimin e këngës “Sober” vetëm një muaj më parë.