Një adoleshente është djegur e gjallë nga babi i saj pasi donte që të martohej më nje djalë që nuk i përkiste shtresës së saj sociale.
Ngjarja ka ndodhur në Indi, në fshatin Chainpur Sarkar.
Mediat lokale raportojnë se 19-vjeçarja, Laxmi Bai kishte dalë nga shtëpi për t’u takuar me të dashurin e saj me të cilin donte që të martohej. Por, babai i saj, Sundar Lal Yadav, 52-vjeçar e ndaloi pasi djali nuk ishte i të njëjtës kastë.
Vajza ishte drejtuar për në gjykatë me letrat e martesës, në momentin që babai i saj e kapi dhe e tërhoqi. Ai i hodhi vajzës vajguri në trup dhe më pas i vuri flakën.
Fqinjët e tmerruar u munadan ta ndalnin, por për vajzën tashmë ishte shumë vonë. Ndërkohë, babai dhe vëllai i saj më i madh janë arrestuar.
Sistemi kompleks i kastave e ka origjinën që në Indinë e lashtë dhe u transformua nga elita të ndryshme sunduese në Indinë e Mesjetës të hershme-moderne dhe moderne, veçanërisht në Perandorinë Mughal dhe Raj Britanik. Që prej atëherë, përzierja e kastave është kryesisht e ndaluar.