Gjejeni çfarë! Pas seksit, burrat ndihen njësoj siç ndihen gratë! – AlpeGossip
Gjejeni çfarë! Pas seksit, burrat ndihen njësoj siç ndihen gratë!

Gjejeni çfarë! Pas seksit, burrat ndihen njësoj siç ndihen gratë!

Të ndihesh melankolik pas seksit duket se nuk është një fenomen që ndodh vetëm tek femrat. Përkundrazi, meshkujt janë edhe më të ndjeshëm ndaj kësaj. Rezultatet e një studimi të publikuar tek Journal of Sex & Merital Therapy thonë se edhe burrat përjetojnë të njëjtën ndjesi me atë që përjetojnë gratë.

Kryesisht ata nuk duan të preken dhe as të lihen vetëm. Ndihen të besdisur dhe gjithçka duan është të shpërqëendojnë veten nga i gjithë proçesi i mëparshëm.

Madje, kishte dhe nga ata që pas përfundimit të aktit ndiheshin shumë emocionalë dhe bosh. Gjithsesi, ka edhe nga ata të cilët përjetojnë ndjenja pozitive pas seksit. Këshilla që ekspertët japin për një situatë të tillë janë padyshim përqafimet, përkëdheljet dhe gjithçka tjetër që e forcon intimitetin edhe pas përfundimit të marrëdhënies.

Kalimi nga kënaqësia absolute tek ndarja thuhej se mund të shkaktonte pasoja negative vetëm tek gratë, por jo. Edhe burrat mund të ndihen po aq të trishtuar.