Një fëmijë tjetër për Silvën dhe Dafin? Flet më në fund çifti i famshëm (FOTO) – AlpeGossip
Një fëmijë tjetër për Silvën dhe Dafin? Flet më në fund çifti i famshëm (FOTO)

Një fëmijë tjetër për Silvën dhe Dafin? Flet më në fund çifti i famshëm (FOTO)

 

Çifti i famshëm i këngëtarëve Silva Gunbardhi dhe Dafi Derti ka qenë i ftuar ditën e sotme në emisionin “Kush vjen për drekë” ku krahas gatimit që është sigurisht tema kryesore e emisionit, dyshja ka folur edhe për jetën private.

 

Ata folën për momentet e bukura familjare me djalin e tyre të vogël Dalvi dhe për lumturinë që ai u sjell.

Mirëpo, të pyetur nëse planifikojnë të bëjnë së shpejti një fëmijë tjetër, dyshja e ka mohuar një gjë të tillë.

“Për shpirt, nga një në ditë do doja!”-u shpreh reperi, ndërsa Silva pohoi se për momentin ata nuk e kanë të mundur një gjë të tillë.

“Pavarësisht se i dua shumë fëmijët, unë jam shumë e ngarkuar me punë…”-u shpreh këngëtarja.