Sukseset për Era Istrefin nuk ndalen!
Pas këngës “Bon Bon” dhe bashkëpunimit në këngën himn të Kupës së Botës “Live it Up”, duket se Era Istrefi ka prekur majat e klasifikimeve me këngën e saj më të re “Oh God”.
Kënga e publikuar më 26 korrik, rregjistron rreth 3 milionë klikime në kanalin zyrtar të “Ultra Music”. Në videoklip, Era shfaqet tejet sensuale buzë detit, në rolin e një sirene simpatike. Madje nuk mungojnë edhe momentet intime me këngëtarin xhamajkan Koshens, me të cilin ka bashkëpunuar për këngën.