“JO ANOREKSI”/ Fiori Dardha tregon problemin shëndetësor dhe si arriti të shtonte në peshë… (FOTO) – AlpeGossip
“JO ANOREKSI”/ Fiori Dardha tregon problemin shëndetësor dhe si arriti të shtonte në peshë… (FOTO)

“JO ANOREKSI”/ Fiori Dardha tregon problemin shëndetësor dhe si arriti të shtonte në peshë… (FOTO)

Nëse do të bënim një krahasim të fotove të tanishme të Fiori Dardhës me ato të tre viteve më parë do të vëmë re një ndryshim shumë të dukshëm. Të gjithëve u ka bërë përshtypje shtimi në peshë i moderatores, ndaj shumë janë bërë kuriozë të dinë se si ja doli mbanë të shtonte disa kilogramë më shumë.

Një ndjekës i saj në “Instagram” e ka pyetur pikërisht për të njëjtën gjë dhe nëse për shkak të peshës ka kaluar në anorkesi. Në fakt duket se problemi i Fiorit ka qenë shumë më i thellë seç mendohej, megjithatë nëpërmjet një testi moderatorja ka gjetur zgjidhjen.

“Anoreksi jo, por kam patur periudha kur jam dobësuar shumë. Herën e fundit që u dobësova, bëra testin e intolerancës ushqimore dhe pasi mësova problemin, nisi trajtimi dhe shtova peshë brenda pak muajsh”, – ka treguar moderatorja. Pavarësisht se për shumë persona pesha është një problem shumë i madh për pamjen e jashtme, Fiori gjithmonë ka treguar se në të dyja rastet është ndjerë shumë mirë me veten e saj.