Brad Pitt i është drejtuar gjykatës pas akuzave të Angelinë Jolie se ai nuk ka paguar aq sa duhet për gjashtë fëmijët e tyre.
“Pitt është i detyruar të paguajë një shumë të caktuar parash për fëmijët e tij. Që prej ndarjes nga Jolie, Pitt nuk ka paguar aq sa duhet”, – ka shkruar në dokumente avokatja e aktores së famshme.
Mirëpo Pitt është mbrojtur me faktin se Jolie po e bën të gjithë këtë shpifje për të tërhequr dhe manipuluar mediat rreth vetes.
Në dokumentat e paraqitura në Gjykatë e Los Angeles, avokatët e Pitt u shprehën se aktori ka dhënë rreth 8 milionë dollar për të siguruar shtëpinë ku ajo jetën dhe ka paguar rreth 1.3 milionë dollarë në fatura për mirëqënien e saj dhe të fëmijëve.