JO VETËM DET/ Këta janë personazhet që kanë kaluar disa ditë pushimi edhe në mal – AlpeGossip
JO VETËM DET/ Këta janë personazhet që kanë kaluar disa ditë pushimi edhe në mal

JO VETËM DET/ Këta janë personazhet që kanë kaluar disa ditë pushimi edhe në mal

Sapo temperaturat fillojnë të rriten të gjithë jemi të prirur t’i drejtohemi plazhit duke shijuar ujin e pastërt dhe qetësinë që ai të ofron. Ndërkohë të tjerët, edhe pse të paktë në numër preferojnë të kalojnë disa ditë edhe në vendet malore me gjelbërim të cilat ofrojnë më shumë çlodhje sesa koha e kaluar në det.

Këtë zgjedhje duket se e kanë bërë edhe disa prej personazheve të njohur të ekranit, edhe pse të paktë në numër.

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka kaluar disa momente qetësie në malin e Sharrit, në Prevallë, në atë që ajo e quan “Përralla e Kosovës”, i cili ndodhet 1590 metra mbi nivelin e detit.

Sali Berisha, gjithashtu ka vizituar disa muaj më parë malin e Sharrit në Prevallë, por edhe ujvarat e Drinit të Bardhë.

Sonila Meço së bashku me vajzën dhe familjarë të saj po qëndron në Dardhë të Korçës.

Fjodora Fjora, përveç pushimeve në bregun e detit ka vendosur të kalojë edhe një ditë midis maleve dhe ka zgjedhur të vizitojë lumin e Shalës, në Koman.