“DASMA E VITIT”/ Kush janë VIP-at shqiptarë që munguan. Nga Arbana Osmani tek Drejtori i… (FOTO) – AlpeGossip
“DASMA E VITIT”/ Kush janë VIP-at shqiptarë që munguan. Nga Arbana Osmani tek Drejtori i… (FOTO)

“DASMA E VITIT”/ Kush janë VIP-at shqiptarë që munguan. Nga Arbana Osmani tek Drejtori i… (FOTO)

Ditën e djeshme u mbajt në një vilë luksoze në Como të Italisë, dasma e shumëpritur e Ledion Liços dhe Sara Hoxhës, çifti i shumë komentuar në media e rrjete sociale. Të afërm, miq e bashkëpunëtorë ishin të ftuar në dasmën madhështore të Ledionit e Sarës, mirëpo disa persona të rëndësishëm mungonin.

Përveç Arbana Osmanit, mungesa e të cilës u përfol shumë ditën e djeshme, në dasmën e Sarës dhe Ledionit ra në sy edhe mungesa e Drejtorit të Përgjithshëm të kompanisë Digitalb, Alban Jaho, shumë i njohur në publik. Jaho nuk është parë mes të pranishmëve, ç’ka ka hedhur dyshimet se mund të mos ketë qenë i ftuar në dasmë.

Por edhe shumë personazhe të tjerë nuk ishin pjesë e “Dasmës së Vitit”

Xhensila Myrtezaj

Të gjithë e kuptojmë mungesën e Xhensilës pasi ajo pak kohë më parë u bë nënë dhe e ka pasur të pamundur të udhëtojë drejt Italisë në këtë periudhë pasi Ajka është ende shumë e vogël.

Flori Mumajesi

Grupi “Threedots” ishin të pranishëm në dasmën e Sarës dhe të Ledionit. Ajo që ne na ra në sy ishte mungesa e Florit. Mesa duket këngëtari nuk ka qenë i ftuar, ose të paktën kështu do që të mendojmë ne.

Erion Ylli

Ish –Drejtori i Përgjithshëm i “Top Channel”, Erion Ylli, duket se nuk ka qenë i ftuar në ditën më të rëndësishme të një prej trashëgimtareve të televizionit. Ai ka qenë krahu i djathtë i Vjollca Hoxhës pas vdekjes së Dritanit, për të cilin Erioni ishte në pozicionin e shoferit.

 

Ledri Vula

Ledri dhe vajzat e familjes Hoxha i kemi parë shpesh bashkë. Por këngëtari duket se nuk ishte i ftuar në dasmën e Sarës. Mos ndoshta marrëdhëniet e tyre janë ftohur pas ndarjes së Ledrit nga shoqja e ngushtë e Lorit, Adela Sallaku?

Jonida Maliqi

Jonida Maliqi dhe Lori Hoxha dihet se kanë një marrëdhenie shumë të afërt me njëra tjetrën. Por duket se Jonida nuk mori pjesë në ceremoninë e dasmës së Sarës me Ledionin. Shkak nuk dihet nëse është ndonjë keqkuptim mes vajzave edhe pse Jonida ndodhet në Turqi dhe ka marrë pjesë në një tjetër dasëm.

Drilona Boçi

Drilona duket se ka qenë një mike shumë e afërt me Lorin. Gjithësesi ajo nuk ishte në dasmën e Sarës. Ende nuk e dimë nëse vajzat janë ftohur ndërmjet tyre apo thjesht Drilona nuk ka pasur një ftesë për aty.

Përgatiti: AlpeNews.al