Njihuni me 5 truke të grimit që iu tregojnë gjithmonë të freskëta – AlpeGossip
Njihuni me 5 truke të grimit që iu tregojnë gjithmonë të freskëta

Njihuni me 5 truke të grimit që iu tregojnë gjithmonë të freskëta

Shumica e vajzave e njohin mirë situatën kur grimi bie e prishet, me të dalë nga shtëpia. Një pjesë zgjedhin të mos e përdorin fare,  por për ato që janë bërë të varura, ngelet një problem i vazhdueshëm.
Ndalu një moment për të lexuar këto këshilla sepse në këtë mënyrë, grimi do të të zgjasë ca orë më shumë nga sa të duhet.

1. Përdor gjithmonë kremin hidratues përpara fondotintës
2. Aplikoje fondotintën gjithnjë me ndihmën e një sfungjeri ose peneli, asnjëherë me gishta. Gjithashtu, zgjidh fondatinën që reziston më shumë.
3. Që  buzëkuqi të mos prishet e zbehet, lyeji së pari buzët me një laps të së njëjtës nuancë e më pas vendosni buzëkuqin.
4. Meqenëse qerpikët janë gjithnjë të rëndësishëm, përdorimi i kthyeses së qerpikëve, këshillohet gjithmonë!
5. Në fund të të gjithë hapave, fiksojeni grimin me ujë termal në formë spray. Këtë gjë mund ta bëni 2-3 herë gjatë ditës në mënyrë që fytyra të duket e freskët!