Rudina “lëshon perlën” e radhës, kësaj here “GAFA” i kalon kufijtë – AlpeGossip
Rudina “lëshon perlën” e radhës, kësaj here “GAFA” i kalon kufijtë

Rudina “lëshon perlën” e radhës, kësaj here “GAFA” i kalon kufijtë

 

Rudina Magjistari është një ndër moderatorët e pëlqyera në emisionet e pasditeve në ekranet shqiptare, por ndër të tjera ajo “shquhet” edhe për gafat e saj që i bën herë pas here në emision.

Edhe pasditen e sotme duket se nuk u ka shpëtuar dot. Gjatë një interviste me moderatoren Kiara Tito, kjo e fundit u shpreh:

“Kur kam qenë në Itali merrja pjesë në konkurse bukurie dhe dilja e dyta. Kur erdha në Shqipëri thashë të merrja pjesë në konkurset e bukurisë shqiptare dhe mora pjesë tek Miss Shqipëria. Thashë ta provoja në Shqipëri se u bëra si Leo Di Caprio që donte Oscar”.

Ndërsa Rudina, duke harruar se Leo e fitoi më në fund një Oscar, tha:

“Që se mori kurrë Oscar”.

Kësaj here gafat nuk ngelën brenda personazheve shqiptare, por i kaluan kufijtë.