BËN VEPRIMIN E PAPRITUR NË INSTAGRAM/ Kim Kardashian “fshin” ish-bashkëshortin një ditë pas divorcit – AlpeGossip
BËN VEPRIMIN E PAPRITUR NË INSTAGRAM/ Kim Kardashian “fshin” ish-bashkëshortin një ditë pas divorcit

BËN VEPRIMIN E PAPRITUR NË INSTAGRAM/ Kim Kardashian “fshin” ish-bashkëshortin një ditë pas divorcit

Kim Kardashian ka hequr në rrjetet e saj sociale mbiemrin e ish-bashkëshortit të saj ‘West’ vetëm 24 orë pas divorcit.

Pasi bëri këtë veprim në Instagram dhe Twitter , 41 vjeçarja mori një mbështetjeje të madhe nga fansat.

Gjykatësi Steve Cochran e pranoi kërkesën e Kim për të rivendosur mbiemrin e familjes së saj.

Kim dhe Kanye nuk ishin fizikisht të pranishëm në sallën e gjyqit, megjithatë ylli i reality-showt u lidh nëpërmjet një video-telefonate me gjykatën gjatë seancës.

TMZ raporton se avokati i reperit nuk e kundërshtoi kërkesën për divorc nga Kim Kardashian, por paraqiti tre kushte para gjykatës ku vetëm njëri u aprovua. Kushti i parë i Kanye West ishte në lidhje me pasurinë, ku ai kërkoi që çdo qinadrkë që do të ndahet mes tyre, do t’i kthehet palës tjetër nëse njëri nga ata ndërron jetë.

Dy kushtet e tjera, të rrëzuara nga gjykata, ishin:

– Kim nuk duhet të transferojë asnjë pasuri që posedon

– Ajo duhet të heqë dorë nga “privilegjet martesore” që konsistojnë në rastin ku çdo person me të cilin do të martohet në të ardhmen duhet të refuzojë të dëshmojë komunikimet me të.

Në mbyllje të seancës, Kim iu përgjigj një sërë pyetjesh, të njohura si “provo up” që përfshinin pyetje të tipit: “A ka probleme në marrëdhënien tuaj?” dhe “A mendon se martesa juaj mund të shpëtohet me këshillim?” Kim iu përgjigj “po” të parës dhe “jo” të dytës.

Statusi i ri ligjor i Kardashian do të thotë që West është gjithashtu ligjërisht beqar dhe një burim i afërt me reperin pohoi se ai gjithashtu dëshiron që divorci të vazhdojë, megjithëse kjo nuk përputhet me taktikat e tij të vonesës në gjykatë ose deklaratat e tij publike për përpjekjen për tu rikthyer dhe njëherë me Kimin.

Ajo paraqiti kërkesën për divorc në shkurt 2021 dhe çifti fillimisht dukej se ishte në rregull me këtë pjesë por në javët e fundit West ka sulmuar të dashurin e saj Pete Davidson në mediat sociale.