FAKT: Ja si mund ta bëni vaginën tuaj të mbajë gjithnjë aromë të mirë – AlpeGossip
FAKT: Ja si mund ta bëni vaginën tuaj të mbajë gjithnjë aromë të mirë

FAKT: Ja si mund ta bëni vaginën tuaj të mbajë gjithnjë aromë të mirë

Qelizat e trupit të njeriut lëshojnë një aromë të veçantë, por këtë të fundit mund t’ia nuhasim vetëm të tjerëve, pasi erën e tupit tonë nuk e ndjejmë. Gjendrat e djersës, ushqimet, aktiviteti fizik bëjnë që trupi të mbajë erë të “çuditshme” dhe jo normale. E njëjta gjë ndodh edhe me pjesët intime! Marrëdhëniet seksuale, menstruacionet, regjimi ushqimor etj u japin vaginës një erë karakteristike, dhe gratë duhet të kuptojnë që kjo është mëse normale ! Megjithatë ka disa gjëra që mund të bëni për të mbajtur nën kontroll aromën e vaginës dhe kjo e fundit të mos jetë e rëndë.

Lahuni çdo ditë (kur themi këtë nuk nënkuptojmë të bëni dush çdo ditë, por të siguroheni që vagina juaj është e pastër) Varësisht nga rutina juaj e përditshme, mund të jetë e nevojshme larja më shumë se një herë në ditë. Sigurohuni që të shpëlaheni pas aktivitetit fizik apo pas shumë orë të kaluara jashtë.

Përdorni sapunë natyrale. Larja e trupit me sapunë aromatik që përmbajnë kimikate të ndryshme mund të shkaktojnë acarim dhe çekuilibrim të pH natyral. Zgjidhni një sapun pa aromë të bërë nga përbërësit natyralë për të shmangur ndonjë acarim të mundshëm. POR asnjëherë mos lani nga brenda vaginën me sapun. Ajo vetëpastrohet dhe ju vetëm sa do të çekulibroni nivelin e baktereve të mira.

Thjesht përdorni një sapun natyral dhe ujë – në pjesën e jashtme të trupit.
Fshihuni në drejtimin nga pjesa e përparme në pjesën e pasme dhe jini të kujdesshëm pasi në drejtim të kundërt mund të fshini bakteret në vaginë dhe të shkaktoni një infeksion.

Kini kujdes me produktet që përdorni në vaginë tuaj, duke përfshirë kremrat apo lubrifikantët.

Vishni të brendshme që lejojnë vaginën “të marrë frymë” . Një mjedis tepër i lagësht mund të shkaktojë shumimin e baktereve. Sigurohuni që t’i ndërroni mbathjet çdo 24 orë.

Mbani një dietë të shëndetshme pasi disa ushqime mund të ndryshojnë nivelin e sheqerit, bakterieve dhe komponimeve kimike.