Xhesika Berberi është një nga modelet më të njohura Shqiptare, e cila prej vitesh është larguar nga Shqipëria dhe është vendosur në Amerikë, ku dhe po ndjek karrierën e saj.
Xhesika është konsideruar si një nga vajzat më të bukura shqiptare dhe shpesh herë është krahasuar dhe me super modelen e famshme Gigi Hadid.
Ajo ka një lidhje shumë të ngushtë me mbesën e saj Evelinë, por sot më shumë se kurrë ja ndjen mungesën duke e bërë publike nëpërmjet një fotoje të postuar në rrejtin social Instagram, duke u shprehur : ” Të dua shumë… mezi pres ti shoh sytë e tu të kaltër”.