Trendi më i çuditshëm/ Milingona të gjalla që lëvizin brenda thonjve (FOTO) – AlpeGossip
Trendi më i çuditshëm/ Milingona të gjalla që lëvizin brenda thonjve (FOTO)

Trendi më i çuditshëm/ Milingona të gjalla që lëvizin brenda thonjve (FOTO)

Gjithnjë e më shumë vajzat përpiqen të sjellin në modë gjëra nga më të çuditshmet që në një farë mënyre do t’i bëjnë të duken të veçanta dhe “cool”.

Kështu ka ndodhur dhe me një faqe mjaft të njohur të dekorit të thonjve të quajtur “Nails Sunny”. Ata publikojnë shpesh trende nga më të ndyrshmet të kohës së fundit, dekore mjaft të bukura të thonjve të cilat ua sugjerojnë ndjekësve.

Më i fundit dhe i çuditshmi njëkohësisht ka qenë një dekor i thjeshtë i thonjve me një hapësirë boshe brenda mbushjes së xhelit në të cilën mund të “jetojnë” milingonat. Siç dhe mund të shihni në fotot e publikuara më poshtë, ata i vendosin milingonat brenda kësaj hapësire dhe ato lëvizin përgjatë thoit tuaj. Shumëkush e ka konsideruar këtë trend aspak të bukur përkundrazi pështirës e kanë kërkuar që të lirojnë milingonat nga thonjtë. Në një video të mënvonshme faqja ka treguar se milingonat kanë dalë nga thonjtë dhe janë mirë.

Shumë ndjekës janë shprehur se dëshira për të bërë gjëra të paprovuara po i çon njerëzit në çmenduri njësoj siç ishte dhe ky rasti i milingonave të burgosura brenda thonjve.