TREGON “TROÇ PROBLEMET”/ Tuna sapo talli publikisht regjisorin e klipit (FOTO) – AlpeGossip
TREGON “TROÇ PROBLEMET”/ Tuna sapo talli publikisht regjisorin e klipit (FOTO)

TREGON “TROÇ PROBLEMET”/ Tuna sapo talli publikisht regjisorin e klipit (FOTO)

Pas dy vitesh mungesë, duke shijuar mëmësinë, këngëtarja Tuna Sejdi u rikthye në tregun muzikor me këngën e saj me titull “Chonga”. Kënga e shkruar nga Seven dhe Elinel, regjistron rreth 2 milionë klikime në “Youtube”, pas publikimit në muajin gusht. Duket se “Chonga” nuk do të jetë kënga e vetme e këngëtares, pasi ajo ka nisur xhirimet për realizimin e klipit të një tjetër kënge.

Është vetë këngëtarja që shfaq prapaskenat nga xhirimet, ku rrëfen edhe problemet që ka hasur me regjisorin e klipit.

“Kur Spielbergat shqiptar t’i dështojnë skenat e ti je e lumtur që të paktën i ke dokumentuar me foto” – shkruan këngëtarja, duke treguar se nuk dikush nga produksioni nuk e ka bërë punën siç duhet.

Tuna shfaqet në foto si një diva e vërtetë, e veshur me një mantel të bardhë dhe kapele të së njëjtës ngjyrë. Këngëtarja gjithashtu, ka zgjedhur të mbajë rreth qafës disa rruaza të bardhë si dhe vathë të të njëjtit stil.