“Po na grabisin!”/ Pronarët ndjekin live në telefon hajdutët teksa po i grabisin shtëpinë – AlpeGossip
“Po na grabisin!”/ Pronarët ndjekin live në telefon hajdutët teksa po i grabisin shtëpinë

“Po na grabisin!”/ Pronarët ndjekin live në telefon hajdutët teksa po i grabisin shtëpinë

Banditë të maskuar prishin me forcë derën e një shtëpie të banuar, duke lënë pronarët e saj të tmerruar dhe duke qarë me dëshpërim për ndihmë.

Banda prej 4 burrash i filmua nga kamerat e sigurisë duke thyer një derë në një rrugë të qetë banimi në Bexley, në juglindje të Londrës, pas orës 21:00 të mërkurën.

Vjedhësit e furishëm janë parë duke mbajtur një sëpatë, një thikë dhe atë që viktimat besonin se ishte ‘acid për të hedhur mbi dikë’ në qoftë se reagonin.

Askush nuk ishte brenda, por pronari i shtëpisë mund të dëgjohet duke bërtitur tek partneri i tij ‘ne po grabitemi, po na grabisin” përmes një sistemi të sigurisë. Të dyshuarit u arratisën me para dhe bizhuteri dhe janë akoma të lirë.

Edhe pse ata nuk ishin në shtëpi në atë kohë, pronarët e shtëpisë ishin në gjendje të shihnin se çfarë po ndodhte përmes një sistemi kamerash të sigurisë që ofrojnë pamje live nëpërmjet Wi-Fi në smartphone ose tabletë.

Ndërsa jepet alarmi në banesë, grabitësit arratisen.