TREGON FËMIJËRINË E SAJ TË DHIMBSHME/ Roza Lati: Shikoja skena dhune në shtëpinë time (FOTO) – AlpeGossip
TREGON FËMIJËRINË E SAJ TË DHIMBSHME/ Roza Lati: Shikoja skena dhune në shtëpinë time (FOTO)

TREGON FËMIJËRINË E SAJ TË DHIMBSHME/ Roza Lati: Shikoja skena dhune në shtëpinë time (FOTO)

Roza Lati e ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit”, në një intervistë për Rudina Dembacajn ka treguar se ka patur një fëmijëri jo shumë të bukur dhe se ka parë dhunë në familjen e saj.

Rudina Dembacaj: Çfarë fëmijërie ke patur?

Roza Lati: Jo dhe aq të bukur. Edhe nëse jam pak rebele në çështjen e të drejtave të femrave, jam sepse në thelb e kam të rritur që në fëmijëri këtë frymën negative që është kundrejt femrave.

Rudina Dembacaj: Kur filloi jeta të ndryshojë, të bëhët më e bukur?

Roza Lati: Jeta ime filloi të zbukurohet kur isha 9 vjeç, kur mua mu ndanë prindërit. Pashë që mami ishte e lumtur, ishte e qetë, plus edhe fillova t’i shmangesha edhe skenave të dhunshme brenda në shtëpi sepse normalisht po jetoja vetëm me mamin. 9 vjeçe dhe më tej unë vazhdova të bëhesha sociale, të përqafoja. Kur isha 9 vjeçe dola para pasqyrës, qava, pashë veten time duke qarë dhe thashë ok Roza ne do bëjmë një pakt, ose unë nga ky moment do ndryshoj stil jete, do jem  sociale, do jem e dashur dhe do harroj se çfarë më kanë parë sytë, unë mbase do e shijoj jetën. Nëse unë do vazhdoj ta bëj jetën me hijen dhe fantazma nga mbrapa çfarë më kanë parë sytë dhe kam përjetuar, jam e bindur që kur të rritem, do përfundoj si e humbur, anti-sociale dhe që nuk do shijoj jetën.