“Klani” i rrëmbeu “Portokallisë” skenaristin? Florian Binaj sqaron të vërtetën (FOTO) – AlpeGossip
“Klani” i rrëmbeu “Portokallisë” skenaristin? Florian Binaj sqaron të vërtetën (FOTO)

“Klani” i rrëmbeu “Portokallisë” skenaristin? Florian Binaj sqaron të vërtetën (FOTO)

Ditën e djeshme, në media u publikua lajmi se skenaristi Vangjel Kozma ishte larguar nga “Portokallia” dhe ishte transferuar në “Klan”. U tha se skenaristi do t’i bashkohej tre aktorëve të humorit, Bes Kallakut, Erion Isait dhe Olsi Bylykut në rubrikën që do të nisë në spektaklin “E diela Shqiptare”.

Mirëpo një foto e publikuar nga aktori Florjan Binaj, ngre dyshimet se lajmi mund të mos jetë i vërtetë. Aktori shfaq të gjithë trupën e “Portokallisë” duke njoftuar se kanë nisur puna për sezonin e ri dhe se do të rikthehen në tetor. Mes aktorëve, shihet edhe skenaristi Vangjel Kozma.