Nuk e bëri kurrë publike lidhjen, Luana dhe Krenari marrin vendimin befasues – AlpeGossip
Nuk e bëri kurrë publike lidhjen, Luana dhe Krenari marrin vendimin befasues

Nuk e bëri kurrë publike lidhjen, Luana dhe Krenari marrin vendimin befasues

Luana Vjollca dhe Krenar Çoçaj janë padyshim një ndër çiftet më të ndjekura. Dyshja simpatike është kapur mat vetëm nga fotot paparacë, pasi asnjëri prej të dyve se ka pranuar lidhjen e tyre.

Prej gati 2 vjetësh bëhet me dije se Krenari dhe Luana janë bashkë, duke shijuar një histori të bukur dashurie. Por duket se diçka ka ndodhur mes tyre dhe çifti i ka dhënë fund marrëdhënies.

Me aq sa Diell-online.al ka mundur të mësojë, Luana dhe Krenari kanë kaluar ditët e fundit një krisje të marrëdhënies, që mund të çoj edhe në një ndarje përfundimtare. Në fakt që në fillimet, kjo lidhje ka pasur ulje-ngritjet e saj, duke pasur shpesh probleme mes tyre.

Por duket se gjërat ishin sheshuar, kur dolën lajme se këtë verë Luana dhe Krenari do të martoheshin. Si kemi mundur të mësojmë, prej disa ditësh moderatorja nga Tirana dhe biznesmeni nga Kosova nuk kanë asnjë kontakt mes tyre. Pasi ka mbyllur një sezon të ngjeshur me emisionin e saj “Shiko kush luan”, Luana i është bashkangjitur të motrës dhe kunatit në pushimet e tyre luksoze.

Ashtu edhe si ata vetë e kanë bërë të ditur, Marina, Getoari dhe Luana janë duke kaluar pushimet e tyre dimërore në fshatin St.Moritz të Zvicrës. Nga ana tjetër Krenari gjendet në Kosovë, ku edhe po përballet për të disatën herë me drejtësinë. Krenar Çoçaj është i akuzuar për një rrahje në një pub në vitin 2015. Mbetet për t’u parë nëse kjo është një ndarje përfundimtare, apo dyshen do ta shikojmë përsëri bashkë dhe pse jo, në altar së bashku.