“QOFSH NJË RREZE DRITE E NGROHTË NË KËTË BOTË”/ Moderatorja shqiptare emocionon me urimin për djalin – AlpeGossip
“QOFSH NJË RREZE DRITE E NGROHTË NË KËTË BOTË”/ Moderatorja shqiptare emocionon me urimin për djalin

“QOFSH NJË RREZE DRITE E NGROHTË NË KËTË BOTË”/ Moderatorja shqiptare emocionon me urimin për djalin

Më 9 shtator 2014, moderatorja e “Thumb”, Fatma Haxhialiu u bë për herë të parë nënë. Moderatorja solli në jetë një djalë të cilit ajo dhe bashkëshorti i vendosën emrin e veçantë Kian.

Kian sot feston ditëlindjen e në këtë ditë të rëndësishme, Fatma i ka kushtuar një dedikim të veçantë që i ka emocionuar të gjithë.

“4-vite më parë rreth kësaj ore, lindi DIELLI i jetës tonë. Linde tamam si diell, i bukur, i ngrohtë, i shndritshëm dhe unë nga ato momente mbaj mend vetëm rrahjet e zemrës tënde dhe asnjë dhimbje. Sepse unë isha me fat, lindjen tënde e përjetova të gjithën natyralisht dhe në mënyrën më të bukur të mundshme për një nënë. Nuk ndjeva asnjë nga ato të tmerrshmet që njihen si dhimbjet e lindjes, mbaj mend vetëm që pyesja: Si është Kian, unë jam shumë mirë dhe isha vërtet aq e lumtur, sa fjalët nuk e përshkruajnë ate ndjesi.

Dhe kur ti qave, unë nuk mbaja dot më asgjë nën kontroll, te shtrëngoja fort, të puthja parreshtur dhe me ty sipër gjoksit tim kur zemrat tona u sinkronizuan, lindi një tjetër UNË, mami i Kianit, që do të ishte dhe titulli më i bukur dhe më i rendesishem i jetes time.

Drite e jeteve tona, nuk dua te uroj te jesh, mjek, arkitekt, president, aktor, kengetar i suksesshem, etj, etj dua vetëm të jesh i LUMTUR!!!! Diellin ta kam vënë kurorë e zemren time e ke mbretëri, qoftë jeta jote plot dritë e ngrohtësi në këto 100 vite e më shumë dhe qofsh një rreze drite e ngrohtë në këtë botë.

Të dua mbi gjithçka, mbi çdo gjë”, shkruan Fatma.