“MOS QAJ”/ Hueyda El Saied tregon vështirësitë pas ndarjes: Djali më ka fshirë lotët, e ka përjetuar dhimbjen time – AlpeGossip
“MOS QAJ”/ Hueyda El Saied tregon vështirësitë pas ndarjes: Djali më ka fshirë lotët, e ka përjetuar dhimbjen time

“MOS QAJ”/ Hueyda El Saied tregon vështirësitë pas ndarjes: Djali më ka fshirë lotët, e ka përjetuar dhimbjen time

jo është një nga personazhet më të dashur për publikun shqiptar, një artiste me shumë talente.

E kemi njohur fillimisht si balerinë, më pas si modele, prezantuese, piktore, shkrimtare madje edhe si këngëtare.

Hueyda El Saied ka qenë gjithmonë prezente në media me projektet e saj të ndryshme, por vitet e fundit ajo është larguar duke u shkëputur disi, pasi jeton me familjen e saj në Luksenburg.

Sot ajo ishte e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan bashkë me djalin e saj Gabriel për të na rrëfyer marrëdhënien dhe jetën e tyre të re.

“Gabrieli flet Shqip sepse unë gjithnjë komunikoj Shqip me të, por ngaqë shkon në shkollë i flasin në gjuhën luksemburgeze, Anglisht, Gjermanisht apo Frëngjisht. I njeh këto gjuhë, por shpesh më kërkonte që përgjigjet t’ia ktheja në Frëngjisht. Pastaj e solla në Shqipëri në mënyrë që të kishte mundësi të fliste vetëm Shqip dhe tani flet shumë mirë. Sa më shumë rritet tani aq më shumë më ngjan. I pëlqen shumë muzika dhe kërcen bukur, por nuk do të doja të bëhej balerin. Gabriel është shumë aktiv, flet shumë, por është shumë optimist, social dhe ka shumë shokë në shkollë. Unë jam nënë që e mbroj shumë Gabrielin, por ka momente që edhe e ngre zërin. Gabrieli ka qenë i pari që më ka fshirë lotët kur kam qenë e trishtuar, ai e ka përjetuar dhimbjen tonë. “Mos qaj” më thoshte dhe mua më vinte edhe më shumë për të qarë. Tani e kemi hedhur pas krahëve dhe kemi një person tjetër në shtëpi që na mbron. Është Tiery. Ai na inkurajon dhe na mbron shumë. Gabrieli ka vendosur vetë që ta quaj babi”, tha Hueyda El Saied.