TË VOGLA NË MOSHË POR ME SYNIME TË QARTA/ 5 vajzat që ‘Miss Albania 2001’ u hapi dyert e jetës (FOTO) – AlpeGossip
TË VOGLA NË MOSHË POR ME SYNIME TË QARTA/ 5 vajzat që ‘Miss Albania 2001’ u hapi dyert e jetës (FOTO)

TË VOGLA NË MOSHË POR ME SYNIME TË QARTA/ 5 vajzat që ‘Miss Albania 2001’ u hapi dyert e jetës (FOTO)

Pjesëmarrja në spektaklet e bukurisë, gjithmonë ka shërbyer si një trampolinë për t’u bërë pjesë e botës së televizionit dhe artit. Shumë vajza të ekranit shqiptar, si fillim janë bërë të njohura nga konkurset e bukurisë.

Të tillë shembuj janë të shumtë, por sot do t’u sjellim në kujtesë 5 vajza simpatike shumë të njohura. ‘Miss Albania 2001’ një spektakël bukurie i organizuar nga Vera Grabocka dhe Ardit Gjebrea, ka hapur shumë dyer për disa nga vajzat pjesëmarrëse.

Pikërisht në atë vit, morën pjesë 5 vajza, për të cilat ‘Miss Albania’ shërbeu si një ogur i mirë për karrierën e mëvonshme në ekran dhe jo vetëm. Anjeza Maja, Liberta Spahiu, Albana Osmani, Anxhela Peristeri dhe Drenusha Latifi u paraqitën në këtë konkurs bukurie si vajzat të reja që synonin të rrëmbenin kurorën e ‘miss’-it.

Anjeza Maja

Albana Osmani

Anxhela Peristeri

Liberta Spahiu

Drenusha Latifi

Në atë kohë asnjëra prej tyre nuk mbante mbi supe eksperiencën që kanë sot, megjithatë në skenë e në pasarelë u paraqitën si vajza më plot vetëbesim. Pavarësisht se asnjëra nuk arriti të fitonte çmimin e parë, ishte e sigurt se një ditë do të ktheheshin ndër figurat më të dashura të ekranit shqiptar. Në atë kohë kanë qenë të vogla në moshë, por me synime të qarta prandaj ja dolën mbanë që ende dhe sot të qëndrojnë në listën e vajzave të preferuara të ekranit dhe artit shqiptar.