U fol gjatë për prishjen e miqësisë/ Ori Nebijaj dhe Renato Mekolli u takuan sot në “Wake Up” (FOTO) – AlpeGossip
U fol gjatë për prishjen e miqësisë/ Ori Nebijaj dhe Renato Mekolli u takuan sot në “Wake Up” (FOTO)

U fol gjatë për prishjen e miqësisë/ Ori Nebijaj dhe Renato Mekolli u takuan sot në “Wake Up” (FOTO)

Renato Mekolli bëri një shkëputje nga ekrani, por sërish ka vendosur të rikthehet me një emision gatimi në po të njëjtin televizion ku e njohëm fillimisht, Top Channel. Prej gati 2 vitesh ai administron një lokal në kryeqytet të cilin fillimisht e hapi me moderatoren Ori Nebijaj. Mes tyre pati një mosmarrëveshje e cila jo vetëm bëri që marrëdhënia në biznes mes tyre të prishej por të kishte krisje edhe në miqësi.

I ftuar pak muaj më parë në emisionin “Thumb” Renato ka treguar se ata nuk kanë asnjë komunikim me njëri-tjetrin.

“Po, është e vërtetë që nuk e ndjekim njëri-tjetrin në Instagram. Filloi nga ana e saj. Jo nuk jemi më miq sepse u prish një gjë që filloi shumë bukur. Do kohën e vetë çdo gjë që të kthehesh përsëri. Por kjo nuk do të thotë që unë nuk e dua fort apo që nuk më mungon, por shpeshherë ndikon egoja. Nuk na përputheshin mendimet për biznesin. Kur ta ndjej do vete vet t’i trokas derës. Në një ndarje e kanë fajin të dy. Unë jam shumë i apasionuar me punën time dhe të njëjtën gjë dua të japin edhe njerëzit që më rrethojnë në atë gjë.”- rrëfeu atëherë chef-i i njohur.

Por duket se gjërat kanë ndryshuar tërësisht! Sot, Renato ka qenë i ftuar në “Wake Up”, programin që moderohet nga Ori dhe Isli. Gjithçka ka qenë e lirshme dhe prezantuesit e kishin ftuar Renaton për të zbuluar detaje të tjera nga projekti i ri “Hell’s Kitchen”. Mes tyre komunikimi dukej tërësisht normal, pra mesa duket gjithçka ka mbetur në të kaluarën e në mos miq shumë të ngushtë, sot përshëndeten, qeshin dhe diskutojnë, siç dhe kuptohej nga pjesëmarrja në program.