Pa ilaçe/ Këto 5 ushqime do t’iu zhdukin problemet me mëlçinë – AlpeGossip
Pa ilaçe/ Këto 5 ushqime do t’iu zhdukin problemet me mëlçinë

Pa ilaçe/ Këto 5 ushqime do t’iu zhdukin problemet me mëlçinë

Mëlçia është një organ mjaft problematik dhe shpesh sëmundjet e saj lidhen me ushqimin. Kequshqyerja apo ushqime të caktuara mund të çojnë në keqfunksionimin e saj, por ushqimet e duhura do ta ndihmojnë mëlçinë të detoksifikohet dhe të funksionojë normalisht.

Ushqimet e mëposhtme do t’ju ndihmojnë:

1.Arra

Arrat janë plot me aminoacide yndyrore esenciale, por arrat në veçanti kanë shumë ‘l-arginine’ dhe ‘glutathione’, të cilat mund të ndihmojnë në detoksifikimin e mëlçisë dhe në oksigjenimin e gjakut. Është byku i arrës, që është gjetur shpesh në produktet e pastrimit të mëlçisë, që ju mund të blini në farmaci. Por pse të mos hani më mirë arra?

2.Grejpfrut

Ky frut është i pasur me vitaminë C dhe antioksidantë, të cilët janë të shkëlqyer në pastrimin e mëlçisë. Një nga flavonoidet në grejpfrut, ‘naringenin’, ka në përmbajtjen e vet një përbërës, që e bën mëlçinë ta djegë dhjamin, në vend që ta depozitojë atë.

3.Qepët dhe hudhrat

Ushqimet e pasura me sulfur kanë një nga llojet kryesore të molekulave, të përdorura për të ndihmuar në pastrimin e mëlçisë nga një gamë e gjerë toksinash. Ushqime, si: qepët, hudhrat dhe të verdhat e vezëve futen në këtë kategori. Hudhra përmban allicin dhe selen, të cilët janë provuar se mbrojnë mëlçinë nga mbingarkesat toksike.

4.Çaj jeshil

Çaji jeshil ka veti antioksidante dhe është plot me katecin, një lloj antioksidanti bimor, i njohur për eliminimin e yndyrës së akumuluar dhe për nxitjen e funksionimit të duhur të mëlçisë. Ai gjithashtu mbron kundër toksinave, që mund të shkaktojnë dëme serioze të mëlçisë.

5.Shafrani i Indisë

Shafrani i Indisë ka marrë shumë popullaritet. Gjithkush e dëshiron këtë erëz, ndërsa janë provuar shumë nga përfitimet e saj në studimet kërkimore. Është treguar se, shafrani i Indisë mbron mëlçinë kundër dëmtimeve toksike dhe madje rigjeneron qelizat e dëmtuara të mëlçisë. Shafrani i Indisë, gjithashtu rrit prodhimin biliar (një lëng tretës që prodhohet nga mëlçia) dhe “pluhura” -ilaçe të mëlçisë, të dobishme për ata që kanë probleme me fshikëzën e tëmthit.