KUR ËNDRRA BËHET REALITET/ Këto motra binjake sollën në jetë fëmijët në të njëjtën ditë, në të njëjtin spital (FOTO) – AlpeGossip
KUR ËNDRRA BËHET REALITET/ Këto motra binjake sollën në jetë fëmijët në të njëjtën ditë, në të njëjtin spital (FOTO)

KUR ËNDRRA BËHET REALITET/ Këto motra binjake sollën në jetë fëmijët në të njëjtën ditë, në të njëjtin spital (FOTO)

Rreth 9 muaj më parë, motrave binjake Jalyne April Crawford dhe Janelle Ann Leopoldo iu bë realitet ëndrra e fëmijërisë për të lindur në të njëjtën ditë bebet e tyre.

 

Fill sapo Jalynne mësoi se ishte shtatzënë, 4 ditë më pas, e motra e telefonoi për t’i dhënë lajmin e madh.

 

Janelle luftoi me disa probleme të fertilitetit, ku u diagnostikua me sindromën ovarian polycystic, një çrregullim hormonal që shkakton kiste të vegjël në vezore dhe skajet e jashtme. Ndërkohë nga ana tjetër, Jalynne vuajti dy dështime. Prandaj shtatzënia në të njëjtën kohë e motrave binjake i gëzoi të gjithë.

Ato jetojnë njëra në Arizona dhe tjetra në California, kështu që u desh të vendosnin një datë dhe një spital të njëjtë për të sjellë në jetë vogëlushët, pasi prindërit s’mund të zhvendoseshin nga njëri qytet në tjetrin.

 

Në fund, pas shumë vështirësish, ato sollën në jetë dy djem që gëzojnë shëndet të plotë.