Kjo letër e një 24 vjeçari që ndodhet pranë vdekjes ka një mesazh të rëndësishëm për jetën, që nuk duhet t’a humbisni! – AlpeGossip
Kjo letër e një 24 vjeçari që ndodhet pranë vdekjes ka një mesazh të rëndësishëm për jetën, që nuk duhet t’a humbisni!

Kjo letër e një 24 vjeçari që ndodhet pranë vdekjes ka një mesazh të rëndësishëm për jetën, që nuk duhet t’a humbisni!

Jeta jonë shpesh kalon pa e kuptuar. Orët dhe momentet ikin. Prandaj është e rëndësishme t’i kujtojmë vetes gjërat që me të vërtetë vlejnë. Ky 24 vjeçar, i diagnostifikuar me kancer ka vetëm pak vite të mbetura jetë. Dhe nëpërmjet kësaj letre, ai do të japë një mesazh për të gjithë ne:

“Jam vetëm 24 vjeç, por kam zgjedhur tashmë kravatën time të fundit. Është ajo të cilën do vesh në varrimin tim pas disa muajsh. Ndoshta nuk do përputhet me kostumin tim, por është perfekt për rastin.

Diagonostifikimi me kancer u bë shumë vonë për të më dhënë të paktën një shpresë për jetë të gjatë,por kuptova se gjëja më e rëndësishme për vdekjen është të sigurohesh që po e lë këtë botë pak më mirë se përpara se ti të ekzistoje, për shkak të kontributeve të tua. Mënyra si e kam jetuar unë jetën deri tani, ekzistenca ime apo ekzaktësisht humbja e saj, nuk do të kenë rëndësi sepse unë kam jetuar pa bërë diçka që të ketë ndikim.

Më përpara, kishte shumë gjëra në mendjen time. Gjithsesi kur kuptova se sa të tjera kisha humbur, u bë e qartë se cilat gjëra ishin me të vërtetë të rëndësishme. Prandaj, po ju shkruaj për një arsye egoiste. Dua t’i jap kuptim jetës time duke ndarë me ju ato që kam kuptuar:

  • Mos e humbisni kohën për punë të cilat nuk i pëlqeni. Është e qartë se nuk mund të jeni të suksesshëm në diçka që nuk ju pëlqën. Durimi, pasioni dhe dedikimi janë të thjeshta vetëm për gjërat që ju dashuroni të bëni.
  • Është idiotësi të kesh frikë nga opinioni i të tjerëve. Frika të dobëson dhe të paralizon. Nëse e lejon, mund të bëhet keq e më keq çdo ditë derisa të mos ketë mbetur më asgjë prej teje, përveç guaskës tënde. Dëgjoni zërin tuaj të brendshëm dhe ndiqeni atë. Disa mund t’ju quajnë të çmendur, por disa të tjerë mund t’ju konsiderojnë edhe një legjendë.
  • Merrni kontrollin e jetës suaj. Mbani përgjegjësi të plotë për gjërat që ju ndodhin. Kufizoni zakonet e këqija dhe mundohuni të udhëhiqni një jetë të shëndetshme. Gjeni në sport që ju bën më të lumtur. Mbi të gjitha, mos i shtyni gjërat për më vonë. Lëreni jetën tuaj të udhëhiqet nga vendimet e marra, jo nga ato që nuk u morën.
  • Vlerësoni njerëzit rrotull jush. Miqtë dhe të afërmit do jenë gjithnjë një burim i pashtershëm force dhe dashurie. Ja pse nuk duhet t’i merrni si të mirëqenë.

Është e vështirë për mua të shpreh plotësisht ndjenjat e mia për rëndësinë e këtyre përfundimeve, por shpresoj të dëgjoni dikë që e ka provuar se sa me vlerë është koha.

Nuk jam i inatosur sepse po e kuptoj që ditët e mia të fundit janë bërë kuptimplota. Vetëm më vjen keq pasi nuk do kem mundësinë të shoh shumë gjëra interesante që priten të ndodhin së shpejti si krijimi i Al apo projekti i radhës i mrekullueshëm i Elion Musk. Gjithashtu, shpresoj që lufta në Siri dhe Ukrainë të mbarojë së shpejti.

Kujdesemi shumë për shëndetin dhe integritetin e trupit tonë derisa pranë vdekjes kuptojmë që nuk është asgjë më shumë se një kuti- një parcel për të mbjellë personalitetin, mendimet, besimet dhe qëllimet tona për këtë botë. Nëse nuk ka asgjë në kuti që mund ta ndryshojë këtë botë, atëherë nuk ka rëndësi nëse ajo zhduket.  Unë besoj se të gjithë e kemi potencialin, por gjithashtu do shumë kurajo për t’a kuptuar.

Mund të endesh në një jetë të krijuar nga rrethanat, duke humbur ditë pas dite, orë pas ore. Ose mund të luftosh për atë që beson dhe të shkruash historinë më të mrekullueshme të jetës tënde. Shpresoj të bësh zgjedhjen e duhur.

Lërn një gjurmë në këtë botë. Ki një jetë kuptimplotë, çfarëdo përkufizimi ka për ty kjo. Shko drejt tij.  Vendi në të cilin po jetojmë është një fushë e bukur lojërash, ku çdo gjë është e mundur. Por, nuk jemi këtu përgjithmonë. Jeta jonë është një ndriçim i shkurtër në këtë planet të vogël të bukur që fluturon me shpejtësi marramendëse në errësirën e pafund të universit të panjohur. Prandaj, shijoje kohën tënde këtu me pasion. Bëje atë interesante. Bëje atë të vlejë!

Faleminderit!”