Vajzat e reja sot janë shumë herë më të palumtura krahasuar me 10 vite më parë: Ja shkaku! – AlpeGossip
Vajzat e reja sot janë shumë herë më të palumtura krahasuar me 10 vite më parë: Ja shkaku!

Vajzat e reja sot janë shumë herë më të palumtura krahasuar me 10 vite më parë: Ja shkaku!

Stresi i provimeve dhe presioni që marrim nga media sociale i ka bërë vajzat e reja të ndihen shumë herë më pak të lumtura krahasuar me 10 vite më parë. Gjatë dekadës së kaluar, popullariteti i platformave sociale si Facebook-u, Tëitter-i apo Instagram-i janë rritur ndjeshëm dhe të rinjtë janë bërë gjithnjë e më të varur prej tyre.

Sipas një studimi të kryer së fundmi, fiksimi ndaj mediave sociale ka ndikim shumë negativ tek shëndeti mendor i vajzave të reja. Nga eksperimenti i kryer vetëm çereku i vajzave nga 7-21 vjeç, e përshkruanin veten si të lumtura. Pjesa tjetër, pranuan hapur se shkaku kryesor i mërzitjes dhe stresit të tyre ishin llogaritë e tyre sociale.

Krahasuar me 10 vite më parë, vajzat sot janë shumë herë më të ngarkuara psikologjikisht për shkak të presionit që marrin nga bota virtuale, e cila po i bën gjithnjë e më të pasigurta.