“SI MOTRA BINJAKE”/ Aurela Gaçe dhe Eli Fara vishen njësoj (FOTO) – AlpeGossip
“SI MOTRA BINJAKE”/ Aurela Gaçe dhe Eli Fara vishen njësoj (FOTO)

“SI MOTRA BINJAKE”/ Aurela Gaçe dhe Eli Fara vishen njësoj (FOTO)

Aurela dhe Eli ishin të ftuara mbrëmjen e djeshme në një event mode në kryeqytet dhe i habitën të gjithë të pranishmit me veshjen e tyre. Dy divat e muzikës shqiptare kishin zgjedhur fustane në ngjyrë të argjendë dhe dukeshin si dy motra binjake.

Aurela Gaçe mbante veshur një fustan poshtë gjurit, ku theksohej e çara e fustanit, teksa u shfaq me flokët e zeza. Ndërsa Eli Fara kishte preferuar një fustan të gjatë deri në fund të këmbëve.