Xhensila Myrtezaj dhe Elita Rudi bën të njëjtat zgjedhje për ditën e dasmës/ Reagon për herë të parë këngëtarja (FOTO) – AlpeGossip
Xhensila Myrtezaj dhe Elita Rudi bën të njëjtat zgjedhje për ditën e dasmës/ Reagon për herë të parë këngëtarja (FOTO)

Xhensila Myrtezaj dhe Elita Rudi bën të njëjtat zgjedhje për ditën e dasmës/ Reagon për herë të parë këngëtarja (FOTO)

Mbrëmjen e djeshme, moderatorja Elita Rudi dhe reperi Gjiko, emri i vërtetë i së cilit është Asdren Gjikolli, kurorëzuan në martesë historinë e tyre të dashurisë në një ceremoni madhështore.

Elita kishte preferuar të ndiqte ëndrrat e fëmijërisë dhe ishte shndërruar në një princeshë të vërtetë, e veshur me një fustan të bardhë të fryrë me mëngë të gjata, ku detaji kryesor ishin puplat e tij. Ndryshe nga përditshmëria kur zgjedh t’i mbajë në të shumtën e rasteve flokët e lëshuara, moderatorja i kishte mbledhur flokët pas koke dhe në sy binte edhe një aksesor në kokë, që përputhej më së miri me detajet e fustanit.

Elita Rudi bëri të njëjtën zgjedhje si këngëtarja Xhensila Myrtezaj, për parukjerin dhe artistin e make up-it. Ajo i besoi Kaçi Lleshit si dhe Sellmës, të cilët prezantuan plot krenari produktin final në rrjetet sociale.

Këngëtarja shqiptare Xhensila Myrtezaj nuk la pa komentuar edhe punën e dy miqve të saj dhe komplimentoi moderatoren.

“Wow, mrekulli” – shkruan këngëtarja shqiptare Xhensila Myrtezaj në “Instagram”.