“Trupin si peshk”/ Luana Vjollca sfidon Kim Kardashian teksa shfaqet me belin super të hollë (FOTO) – AlpeGossip
“Trupin si peshk”/ Luana Vjollca sfidon Kim Kardashian teksa shfaqet me belin super të hollë (FOTO)

“Trupin si peshk”/ Luana Vjollca sfidon Kim Kardashian teksa shfaqet me belin super të hollë (FOTO)

Kim Kardashian ka rënë në mënyrë drastike nga pesha dhe më në fund ka belin që ka ëndërruar gjithmonë!

Duket se ajo nuk është e vetmja, pasi edhe moderatorja Luana Vjollca ka arritur të njëjtën gjë.

Në profilin e saj në “Instagram”, Luana shfaqet e veshur me një fustan të zi pas trupit, të kombinuar me një rrip në mes, teksa pozon në parking.

Por beli i hollë i moderatores, nuk mund të mos tërhiqte vëmendjen e fansave, të cilët e kanë komplimentuar.

“Trupin si peshk” – shkruante njëri nga fansat.

“Wow, je perfekte” – komenton një tjetër.

Ndërkohë që të tjerët, ngrejnë dyshime se Luana Vjollca ka përdorur shumë fotoshop, pasi nuk është kaq e dobët.