“TËRBOHEN FANSAT”/ Pas blerjes së Versaces nga Michael Kors ndryshon emri (FOTO) – AlpeGossip
“TËRBOHEN FANSAT”/ Pas blerjes së Versaces nga Michael Kors ndryshon emri (FOTO)

“TËRBOHEN FANSAT”/ Pas blerjes së Versaces nga Michael Kors ndryshon emri (FOTO)

Marrëveshja 2,12 milionë dollarë bëri bujë në mbarë botën: kompania amerikane Michael Kors po blen Versacen dhe fansat druhen se kjo praktikisht, do të sjellë “ vdekjen“ e shtëpisë legjendare të modës.

Një cantë Versace blihet 2000 dollarë, kujtojnë ata, ndërsa një Michael Kors e gjen edhe me 100. Mos e lini MKors të marrë aksionet e Versaces. Ka për ta shkatërruar, ka për ta vrarë- komente të tila vërshuan lumë në Instagram pas lajmit që shkaktoi një tsunami të vërtetë mes adhuruesve të modës. Cfarë do të ndodhë tani me firmën e shumëadhuruar të luksit?

Është pjesë e marrëveshjes që pas blerjes, Michael Kors ta ndryshojë emrin në Capri Holdings. Kompania ka ndërmend ta shtojë numrin e dyqaneve me tiparet dalluese të Versaces, të shesë më shumë këpucë dhe aksesorë e të rrisë ndjeshëm shopping-un online. Disa gjëra ndërkohë nuk do të ndryshojnë.

Donatella Versace, aktualisht drejtoreshe kreative e brand-it do të vazhdojë të drejtojë vizionin krijues të kompanisë, sic sqaron CEO i Michael Kors, John Idol. Donatella, i vëllai Santo, dhe vajza Allegra —do të bëhen aksionerë tek Capri Holdings.