Publikon FOTO nudo pasi u përdhunua tre herë, arsyeja do t’ju përlotë – AlpeGossip
Publikon FOTO nudo pasi u përdhunua tre herë, arsyeja do t’ju përlotë

Publikon FOTO nudo pasi u përdhunua tre herë, arsyeja do t’ju përlotë

Ajo është padyshim një nga gratë më të forta që ka arritur t’i shpëtojë abuzimit seksual dhe të rilindë edhe njëherë, pas gjithë atyre që ka kaluar.
Bëhet fjalë për Suzie Larson, 25 vjeç, nga Georgia, SHBA, e cila u përdhunua kur ishte vetëm 13 vjeç nga një anëtar i familjes së saj.

Suzie u përdhunua nga tre burra të ndryshëm, çka i shkaktoi për gjashtë vite çrregullim të oreksit dhe depresion, madje ajo tentoi të vriste disa herë veten kur ishte 15-vjeç.

Në vitin 2015 Suzie humbi thuajse gjithë flokët e saj për shkak të çrregullimit në të ushqyer, por që atëherë ajo vendosi t’i priste dhe të rifillonte jetën, dhe kjo edhe falë bashkëshortit të saj Samuel.

Pas përdhunimeve ajo kishte turp për trupin e saj dhe përpiqej ta fshihte sa më shumë që të mundej, mirëpo tani ka marrë një tjetër nismë.

Suzie publikon foto nudo, ose gjysmë nudo në mediat sociale, sepse siç thotë edhe vetë duhet të festojë që është gjallë.

Ajo ka treguar për “The Sun”:

Kur isha e vogël një anëtar i familjes më përdhunoi dhe më kërcënonte se do të më vriste. Nga frika unë e mbylla gojën dhe nuk fola dhe shpesh ndihesha në faj për atë që më kishte ndodhur. Një vit më vonë një burrë mu afrua kur isha në një parking makinash. Duke më thënë se donte thjesht një bisedë me mua, ai më detyroi t’i bëja seks oral dhe kjo ishte jashtëzakonisht traumatike. Pastaj miku i vet, i cili dukej se ishte i dehur më përdhunoi, dhe sado që unë ju luta të mos e bënte ai më përdori. Nga frika për ta kallëzuar fillova të urreja veten, dhe që atëherë e shihja trupin tim si armik. Ishte trupi im shkaktar për të gjithë atë që m’u bë, ndihesha e ulët, e pisët, e pavlerë. Por pastaj takova atë që u bë burri im më vonë dhe aty filloi shërimi im. Ai më ndihmoi ta shpëtoja veten nga abuzimi që po i shkaktoja unë dhe ta dua më shumë. U soll me mua shumë i duruar dhe i butë e un u rimëkëmba. Do të vazhdoj të publikoj foto nudo sepse dua ta tregoj se unë e dua trupin tim, dhe kështu si unë duhet ta duan të gjitha ato gra që ia kanë dalë t’ju shpëtojnë abuzimeve seksuale.