SI TË NGACMOSH FIKSIMIN TËND? Ju tregojmë 5 propozimet që kanë bërë djemtë e famshëm… – AlpeGossip
SI TË NGACMOSH FIKSIMIN TËND? Ju tregojmë 5 propozimet që kanë bërë djemtë e famshëm…

SI TË NGACMOSH FIKSIMIN TËND? Ju tregojmë 5 propozimet që kanë bërë djemtë e famshëm…

Disa çuna nuk e kuptojnë, por nëse do të bësh për vete një vajzë duhet të gjesh mënyrën e duhur për t’i bërë përshtypje. Nuk mjaftojnë thjesht disa fjalë standarde si komplimentat për paraqitjen e jashtme, duhet më shumë përpjekje që të biesh në syrin e një vajze. Më tepër se të përpiqesh të reklamosh gjithë gjërat e shtrenjat që ke, po themi makinën apo motorrin, çunat duhet të dinë se vajzat në përgjithësi impresionohen nga situata larg të zakonshmes, një tentativë e djalit për të qenë ndryshe nga masa. Ka shumë këngë shqiptare të cilat i janë dedikuar pikërisht propozimit të parë, atij momentit kur çunat përpiqen të krijojnë përshtypje tek vajzat në 5 mënyra të ndryshme duke treguar gjithashtu 5 lloje të ndryshëm të meshkujve. Jemi të sigurt që në të paktën njërën prej tyre do të gjeni veten.

Alban Skenderaj – Mirëmëngjes

Shumë pëlqime lindin në periudhën e verës, në plazh e kush më mirë se romantiku i baladave Alban Skënderaj mund t’ju tregojë versionin e tij? Gjithsesi na duhet ta pranojmë, është pak ndryshe nga sa i ndodh shumicës.

“Më jep një kafe të lutem, një dopjo express, një karrige të ulem dhe të pres. Ti në kripën e detit, ëmbël rrezaton, një buzëqeshje të fshehur më dërgon.”

Kjo këngë tregon paksa mashkullin frikacak, që ka shumë dëshirë t’i afrohet vajzës që po pushon në plazh, t’i shijojnë bashkë ato ditët e pushimit. Por atij i mungon plotësisht guximi ndaj edhe kthehet sërish ditën në vazhdim me shpresën se ndoshta do të gjejë forcën brenda vetes sa t’i flasë. Ideja e tillë është shumë e thjeshtë, të shëtisë me biçikletë me vajzën që ai pëlqen dhe t’i thotë të gjithë fjalët e bukura që mund t’i thuhen një vajze.

Flori Mumajesi – Ta boja me drita

E keni parasysh kur shihni një vajzë që të tërheq vëmendjen dhe është ajo e para që “ta luan” me sy? Epo, ky është fiks rasti i “Ta boja me drita” ku djalit i mjafton thjesht një sinjal shumë i vogël nga vajza dhe vendos që ta ndjekë kudo. Jo vetëm kaq, por ky version i çunit vendos të bëjë edhe një plan se si ta bëjë vajzën për vete, mjafton që në fund  vajza t’i shkojë pranë me vetë dëshirën e saj.

Getoar Selimi ft Majk – Ajo

“Unë nuk e di as emrin qysh e ka por shpesh më bjen me e pa. Ama unë vi kurdo që ajo është mu ngjit përmas më ka.”

Getoari dhe Majk i këndojnë vajzës që nuk e njohin por që e ndjekin këmba-këmbës sa herë e shohin në rrugë. Ndryshe nga të tjerët, dyshja në këngën e tyre, mënyrën për të ngacmuar një vajzë e kanë gjetur përmes fjalëve si “Unë jam mbështjellësi ndërsa ti je karamelja”, apo “hajde sonte të lagi me shampanjë”.

Onat ft Skivi: Emrin qysh e ki 

Skivi dhe Onat nuk kanë pritur aspak që t’i vijnë një vajze vërdallë. Ata janë të drejtpërdrejtë ndaj stili i tyre për të ngacmuar gocat është i thjeshtë: “Emrin qysh e ki a ma jep ti numrin” ndërsa vijimin: “dëgjohemi në Instagram dhe Snapchat”. Çunat tregojnë se si vihet kontakti i parë, duke e gjetur në gjithë rrjetet sociale të mundshme atë vajzën që takon në club dhe duke i eksploruar të gjitha fotot. Shumë aktual ky version në fakt.

 

Adrian Gaxha ft FLorian – Ngjyra e kuqe

Adrian Gaxha dhe Floriani i kanë kënduar vajzës që është veshur dhe lyer me të kuqe dhe është pikërisht ky detaj që u tërheq vëmendjen. Videoklipi është xhiruar i tillë, sikur çuni kapet me detaje shumë të vogla siç është shamia. Dikur nëse vajzës i binte shamia në tokë dhe ti ishe ai që ja kapje dhe ja ktheje atëherë tregonte se i kishit besuar njëri-tjetrit dashurinë. Ndryshe nga të tjerët që i këndojnë flirtit në club, këta të dy i këndojnë dashurisë së kohëve të mëparshme, propozimit delikat pa asnjë fjalë por vetëm me një veprim: dorëzimi i shamisë së qëndisur që tregon se të dy janë të dashuruar me njëri-tjetrin.  /Blitz.al/