Yves Saint Laurent sjell “çmendurinë” e radhës… – AlpeGossip
Yves Saint Laurent sjell “çmendurinë” e radhës…

Yves Saint Laurent sjell “çmendurinë” e radhës…

YSL Beauty ka sjellë një prekje luksoze edhe në fushën e hotelerisë dhe surpriza e parë prezantohet këtë shtator në New York.Hotel YSL Beauty hapet në datat e javës së modës në New York në ditët 8 dhe 9 shtator në një stil “SoHo”.

Secila dhomë do të prezantojë produktet e realizuara së fundmi nga YSL Beauty të tilla si buzëkuqi i kuq ikonë dhe parfumi klasik Black Opium. Në një logo prej neoni me divanë në ngjyrë të purpurt, atmosfera në këtë hotel duket fantastike.

Imagjinata s’mund të mbetet me kaq, në hotel do të gjeni gjithashtu një krevat të zi i cili është bërë enkas për të shprehur fantazitë e fshehura të personave që do ta vizitojnë. Në tarracë nuk mungon pishina si dhe një bar kafe tepër interesante.