Problemi më i zakonshëm këtë sezon/ Shihni 3 trajtime në kushte shtëpie për lëkurën e thatë – AlpeGossip
Problemi më i zakonshëm këtë sezon/ Shihni 3 trajtime në kushte shtëpie për lëkurën e thatë

Problemi më i zakonshëm këtë sezon/ Shihni 3 trajtime në kushte shtëpie për lëkurën e thatë

Lëkura e thatë është një ndër problemet më të zakonshme në stinën e vjeshtës e dimrit. Ndryshimi i temperaturës dhe kushteve atmosferike, ajri i ftohtë, ngushtimi i enëve të gjakut e shumë faktorë të tjerë bëjnë që lëkura të reagojë menjëherë ! Njësoj si organet e tjera që lëhsojnë sinjale kur diçka nuk shkon mirë, dhe skuqjet, puçrrat apo tharja e lëkurës janë shenja që na jep lëkura për të na treguar që në tri shtresat e saj ka disbalancë pH, shumim të baktereve të këqija apo qeliza të dehidratuara ! Ky i fundit është shkaku i lëkurës së thatë dhe Living do t’ju japë më poshtë 2 maska dhe një trajtim për t’i rikthyer elasticitetin dhe shkëlqimin lëkurë suaj.
Trajtimi me vaj bajamesh: Pasi të dilni nga dushi, mos e fshini fytyrën me peshqir, por lëreni paksa të lagur (duhet të dini që kur lëkura ka lagështi i përthith më mirë produktet)
Hidhni pak vaj bajamesh në duar dhe masazhojeni me lëvizje të lehta rrethore për disa minuta. Më pas fshijeni me një peshqir të lagur. Fytyra juaj do të jetë më e hidratuar se kurrë më parë.
Maska me banane:
• gjysmë banane
• 3 lugë gjelle kos
• 1 lugë gjelle mjaltë
• 2 lugë miell tërshëre
Përgatitja:
Përzieni në blender të gjithë përbërësit (mund t’i shtypni dhe vetë me ndihmën e një piruni në një tas të vogël) Sigurhuni që banania, kosi, mjalti dhe tërshëra të lidhen me njëra tjetren derisa të arrihet një masë kompakte. Këtë masë aplikojeni në fytyrë dhe lëreni të veprojë për 15 minuta. Shpëlajeni fytyrën me ujë të ngrohtë.
Maska këshillohet të përdoret 1 herë në javë.
Mska e avokado
Përbërësit:
• 1 lugë çaji pure avokadoje
• 1 lugë çaji kos
• 1 lugë çaji mjaltë

Përgatitja:
Vendosim përbërësit në një tas të vogël dhe i përziejmë derisa masa të bëhet e njëtrajtshme. Më pas e përhapim në fytyrë dhe e lëmë të qëndrojë për rreth 20-30 minuta. Avokadoja dhe mjalti e hidratojnë në thellësi lëkurën, ndërsa acidi laktik në përbërje të kosit e zbut atë, pastron poret, dhe stimulon prodhimin e kolagjenit.