Armiqësi dhe ofendime mes aktoreve të “Sex and the City” (FOTO) – AlpeGossip
Armiqësi dhe ofendime mes aktoreve të “Sex and the City” (FOTO)

Armiqësi dhe ofendime mes aktoreve të “Sex and the City” (FOTO)

Në serialin e famshëm të “Sex and the City” krahas marrëdhënieve dhe njohjeve me meshkujt, ajo çfarë ishte në epiqendër të tij ishte miqësia e ngushtë mes 4 vajzave.

Teksa mendonim se ata janë mike të vërteta dhe zënkat që bënin ishin të parëndësishme, këto postime të fundit të tyre na kanë lënë me gojë hapur.

Vitet e fundit përfilet se mes Sarah Jessica Parker dhe Kim Cattrall ka jo vetëm mosmarrëveshje por edhe armiqësi. Një ngjarje fatkeqe ka nxjerrë në shesh të vërtetën.

Pak javë më parë vëllai i Kim u gjet i pajetë në një pyll të Kanadasë dhe aktores i erdhën qindra mesazhe ngushëllimi ku përfshihet edhe ai i ish koleges së saj Sarah. Në një postim në rrjetin social Twitter ajo shprehu keqardhjen për ish miken e saj ndërkohë që kjo e fundit ka habitur me përgjigjen.

Kim Cattrall ka shkruar se nuk ka nevojë për mbështetjen dhe dashurinë e saj. Aktorja ka shtuar se Sarah është një hipokrite dhe se ato të dyja nuk janë mike. Ajo është një individ shumë negativ ndëkohë që në media shfaqet si ‘vajza e mirë’.