Qëkurse u bë personazh pas fitores në “Big Brother Albania”, Anaid Kaloti është përfolur vazhdimisht për historitë e tij të dashurisë.
Mirëpo, që pas ndarjes nga modelja Oriola Marashi, zërat për lidhjet e reja të Anaidit kanë mbetur vetëm thashetheme pasi ai ka mohuar secilën prej tyre.
Por së fundmi, ish-banori i “Big Brother” ka ngritur dyshime të reja për marrëdhënien e tij me moderatoren e njohur shqiptare, Roza Lati.
Në një video të postuar nga Roza, Anaidi shihet në shtëpinë e saj duke pikturuar murin e shtëpisë.
Megjithatë, siç kuptohet nga videot e tjera të postuara në Insta Story, dyshja ka qenë edhe në shoqërinë e personave të tjerë, ndaj me shumë gjasa bëhet fjalë vetëm për shoqëri të mirë mes tyre.