“American Music Awards” do t’i bëjë bashkë në një vend tri këngëtaret më të suksesshme shqiptare.
Ky event do të mbahet nesër ( e martë ) në Teatrin “Microsoft”, në Los Angeles, të Kalifornisë, ShBA.
Në mesin e shumë artistëve, pjesëmarrëse do të jenë edhe Rita Ora, Dua Lipa dhe Bebe Rexha.
Këngëtarja Dua Lipa do të jetë e nominuar në një kategori, atë për çmimin si ”Artistja e re më e mirë e vitit”. Ajo do ta performojë këngën e re ‘Electricity’.
Bebe Rexha në dy kategori: “Kënga më e mirë e zhanrit Country” dhe “Bashkëpunimi më i mirë” për këngën “Meant to be”, në bashkëpunim me Florida Georgina Line, gjersa Rita Ora këtë vit mbetet e pa nominuar në asnjë kategori mirëpo nuk do të mungojë pasi është përzgjedhur të prezantojë një nga çmimet e mbrëmjes.
Të tri këngëtaret shqiptare janë duke e pritur me padurim këtë ngjarje dhe këtë e kanë lënë të kuptohet nëpërmjet publikimit të disa postimeve në rrjete sociale.