U BË NËNË PËR HERË TË PARË/ Jona Spahiu na “veli” me foton e të birit (FOTO) – AlpeGossip
U BË NËNË PËR HERË TË PARË/ Jona Spahiu na “veli” me foton e të birit (FOTO)

U BË NËNË PËR HERË TË PARË/ Jona Spahiu na “veli” me foton e të birit (FOTO)

Më 17 shtator të këtij viti, moderatorja e njohur Jona Spahiu u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë një djalë të cilin e pagëzuan me emrin Raiden, që ka kuptimin e veçantë ‘Zot i dritës dhe i vetëtimës’.

Disa ditë pas lindjes së vogëlushit, Jona ndau me të gjithë një video të ëmbël nga momentet e tyre në spital dhe ardhja në jetë e të birit, të cilit ja kishte publikuar fytyrën në njërin fragment të videos.

Ditën e sotme, ajo ka publikuar në profilin e saj në Instagram një tjetër foto të ëmbël të Raiden. Moderatorja ka fotografuar këmbët e të birit teksa e mban në prehër duke marrë rreze dielli dhe krahas fotos ka shkruar:

“Raiden, Vakti i parë: Vitaminë D. Jona, Vakti i parë: Këmbet e tij.”