Loredana dhe Mozzik janë nisur sot për në Kosovë dhe pak para nisjes u fotografuan në aeroportin e Baselit. Gazeta zvicerane “20 minuten” ka publikuar foto ku çifti shfaqen duke nxjerrë valixhet.
Një lexues i ka thënë gazetës zvicerane se Loredana ishte fshehur me një kapuç të zi. Ndërsa Mozzik ka folur për herë të parë pas lajmit, me një fans të tij.
“Ajo u fsheh prapa një palë syze dielli dhe kuq buzësh të kuq. Nuk mund të shihej fytyra e saj”, ka thënë lexuesi i gazetës dhe fansi i Mozzikut.
“Mozzik ma dha dorën. U ndalëm dhe pimë një cigare pastaj më tha se po shkonte në Kosovë për ‘biznes’. Loredana, që po ashtu ma dha dorën, ishte mjaftkaotike”, ka thënë ai.
Burimi: Gazeta Express