Almeda është “kokë e këmbë” e dashuruar, ja gjesti që me siguri ka emocionuar bashkëshortin e saj! – AlpeGossip
Almeda është “kokë e këmbë” e dashuruar, ja gjesti që me siguri ka emocionuar bashkëshortin e saj!

Almeda është “kokë e këmbë” e dashuruar, ja gjesti që me siguri ka emocionuar bashkëshortin e saj!

Sot është puntata e dytë e “Dancing with the Stars BEST” dhe siç e keni marrë vesh nga java e parë e kompeticionit, moderimi i këtij spektakli për këtë sezon i është besuar bukuroshes Almeda Abazi. Por për të qenë këtu në këto muaj, Almedës i është dashur të mbajë një lidhje në distancë me bashkëshortin e saj, Tolgahan i cili vazhdon veprimtarinë e tij të përditshme në Turqi.

Gjatë javës Almeda qëndroi disa ditë pranë tij në Stamboll pasi Tolgahan-i ka qenë i sëmurë. Megjithatë ditën e djeshme Almeda është kthyer sërish në Tiranë sepse “detyra e thërret”

Deri në mesnatë të gjithë konkurrentët dhe stafi i këtij sezoni të Dancing with the Stars kanë festuar me njëri tjetrin dhe Almeda në një moment ka inçizuar në celular kur po këndohej një këngë popullore të cilën ajo e ka kërcyer bashkë me Tolgahan-in në dasmën e tyre dhe e ka postuar. “kjo është për ty Tolgahan” – ka shkruar ajo. Sigurisht ky gjest do e ketë emocionuar aktorin turk, sidomos për faktin që këto ditë ata do jenë larg njëri tjetrit