Pas zërave për ndarje, këngëtari fotografohet nën praninë e një tjetër gruaje (FOTO) – AlpeGossip
Pas zërave për ndarje, këngëtari fotografohet nën praninë e një tjetër gruaje (FOTO)

Pas zërave për ndarje, këngëtari fotografohet nën praninë e një tjetër gruaje (FOTO)

Që në shkurt nisi të flitej se marrëdhënia e dyshes Cheryl Cole- Lim Payne ishte në krizë.

U tha se arsyeja shte fakti që Liam frekuentonte vazhdimisht jetën e natës, ndërkohë që Cheryl preferonte të kujdesej për vogëlushin në shtëpi.

Pavarësisht ç’thuhej, ku burime të shumta pohonin për mediat britanike se ndarja do të ndodhte fill pas 1- vjetorit të djalit, çifti rrëzoi poshtë çdo aludim.

Por fotot më të fundit kanë ringritur sërish dyshimet. Liam është fotografuar në Dubai, nën praninë e një vajze me të cilën u pa të fliste për orë të tërë. 24- vjeçari u fotografua teksa pinte dhe festonte nën tingujt e muzikës.

 

“Liam ishte në super formë. Dukej shumë i lumtur dhe flirtues. Po argëtoj shumë. Kishin kaluar 3 orë e gjysmë që kur ai erdhi në party dhe vazhdonte të ishte ende aty pranë saj.” tha një burim.

Mendohet që vajza të jetë një nga kërcimtaret e trupës së baletit, Chloe Ferns.

“Liam Payne argëtohet mijëra kilometra larg partneres dhe djalit të tyre.” shkruan Mirror.